Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka deklaruar se Shqipëria është një vend i kapur nga korrupsioni.

Nëpërmjet një statusi në “Twitter” Basha shkruan se mirëqenia e qytetarëve vetëm ka rënë, ndërsa shprehet se Vetingu në politikë shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit.

Ai gjithashtu thekson se që duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duke bërë me dije se që pushteti t’u kthehet qytetarëve duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar sipas tij në kurriz të qytetarëve.

“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie. Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë Vetting në politikë”, shkruan Basha në Twitter” , ndërsa ka publikuar statistikat e monitor për korrupsionin në vend.