Lulzim Basha prezantoi sot programin për artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore.

Në fjalën e mbajtur kryedemokrati u zotua se Teatri Kombëtar do të ringrihet atje ku ishte, ashtu siç ishte, si dhe do të çohen para drejtësisë ata që morën pjesë në atë që Basha e cilësoi si krim.

Mesa angazhimeve të Bashës ishte: “Pavarësia e plotë e institucioneve të artit dhe të kulturës, statusi i mbi 20 mijë individëve, artistëve shqiptarë dhe njerëzve që merren me artin dhe kulturën dhe aksesi, pra, bërja e aksesueshme për publikun në tërësi e në veçanti”.

Ndërsa regjisori Edmond Budina tha se ka shumë besim se Basha do ta mbajë fjalën, dhe për këtë nuk “ka nevojë për nënshkrime”, por “mjafton që ta shohë në sy”. Budina tha se nëse nuk mbahen premtimet “ne do të jemi kundër jush”.