Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar me akuzat për dështim ndaj kryeministrit Edi Rama. Me anë të postimeve në rrjetet sociale, Basha shkruan se Rama premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës në Shqipëri, por dështoi.

Basha thekson se Rama nuk mbajti premtimin, duke iu referuar DASH që nënvizon se mungesa e transparencës dhe konkurrenca e padrejtë janë probleme të mëdha për Shqipërinë.

“Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha.