Lulzim Basha reagoi pas deklaratave të  Edi Ramës për Policinë e Shtetit, si dhe incidentin mes kryebashkiakut të Lezhës dhe tre efektivëve të policisë.

Basha shkruan në “Twitter” se punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi dhe se zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Ndaj sipas tij, fajtori ishte sot pa përgjigje.

“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare.

Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha në “Twitter”.