Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në faqjen e tij të Facebook një video me Vox Pope, ku disa qytetarë pyeten se çdo të bënin në rast se një punonjës i tyre nuk do të punonte për 7-vjet. Qytetarët e përzgjedhur në video përgjigjen të gjithë se do ta pushonin nga puna një vartës të tyrin me këtë nivel performance.

Kreu i PD, i cili konsideron se dhe kryeministri Rama nuk ka punuar gjatë viteve në pushtet, duke hequr një vijë paralele me përgjigjet e të intervistuarve ngre pyetjen: Po ti do ta pushoje nga puna këtë njeri? Përgjigja mbetet për t’u parë në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

https://lapsi.al/2021/01/20/basha-publikon-video-ironizuese-ndaj-rames-a-duhet-pushuar-nga-puna-ky-njeri/