Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur sot Vlorën qytetin e radhës për ta vizituar. Kryedemokrati është pritur nga mbështetësit me brohoritje dhe flamuj të PD. As në qytetin bregdetar, që mbahet si bastion e të majtëve, nuk kanë munguar thirrjet “Rama ik”.

Në formë të tillë Basha është pritur edhe në qytete të tjera, ndërkohë që duket se ka qenë e pamundur shmangia e grumbullimeve. Gjatë vizitës, Basha tha se ka ardhur koha për ndryshim dhe se kjo është një betejë për Shqipërinë dhe shqiptarët.