Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur Elbasanin si qytetin e radhës në turin e takimeve të tij elektorale.

Basha rrugës për në Elbasan është ndalur në një moment për të përshëndetur mbështetësit që e prinin në automjete me flamuj të PD.

Këtë moment kryedemokrati e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa e cilëson si pritje entuziaste.

Më herët gjatë ditës së sotme Basha ka vizituar në Peqin dhe në Belsh.