Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur Korçën qytetin  radhës ku do të zhvillojë sot takime elektorale.

Rrugës për në qytetin juglindor Basha është ndalur për të përshëndetur mbështetësit. Demokratët korçare e kanë pritur kreun e partisë me entuziazëm, brohoritje dhe flamuj të PD. Gjithashtu nuk kanë munguar as thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Një ditë më parë kryedemokrati ishte në Fier, ku zhvilloi takime me qytetarë, biznese si dhe naftëtarët e Ballshit.