Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, shpalosi programin qeverisës të Partisë Demokratike për shëndetësinë përballë mjekëve. Fillimisht Basha renditi disa prej problematikave të krijuara në sistemin shëndetësor për shkak të keqqeverisjes së Partisë Socialiste.

“Nëse ka një fushë ku premtimet nuk u realizuan, kjo është fusha e shëndetësisë. U premtua shëndetësia falas dhe shëndetësia është sot më keq se para 8 vitesh. Kjo është një nga arsyet pse në përqasjen tonë ne nuk kemi asnjë premtim. Asnjë premtim të vetëm. Kemi vetëm angazhime të një plani i cili funksionon si i tërë. Asnjë prej angazhimeve nuk mund të qëndroj më vete. Dy janë shqetësimet kryesore dhe fushat kryesore ku ne japim zgjidhje imediate për normalizimin e krizës së thellë në shëndetësi. Njëra ka të bëjë me personelin shëndetësor dhe facilitetet shëndetësore dhe tjetra ka të bëjë sigurisht me atë që është në qendër të shëndetësisë me pacientin, me qytetarin që ka nevojë për shërbim”, – u shpreh Basha.

 

Kreu i PD theksoi parimet që do të ndjekë PD janë të provuara se funksionojnë jo thjesht dhe vetëm në vendet e Bashkimit Euriopian, por funksionojnë edhe në shoqëri të cilave u është dashur të bëjnë tranzicionin nga një shëndetësi e falimentuar, drejt një shëndetësie që “së pari të jetë në gjendje të japi një shërbim dinjitoz dhe sё dyti pse jo tё jetё njё pjesё vibrante e tregut të brendshëm pse jo dhe të jashtëm, siç është situata nё shumё vende qё e kanё nisur kёtu ku jemi ne dhe sot merren si shembuj pikërisht për shkak tё këtyre hapave”, u shpreh Basha.

Basha vendosi dhe një objektiv për pagat. Ai premtoi se mjekët do të paguhen 1200 euro ndërsa infermierët jo më pak se 700 euro.

“Hapi i parё autonomia e vendimmarrjes dhe konceptimi i spitalit vendimmarrje ju i dini vetё dhe mund t’i përshkruani mё mirё se unё tё gjithё komponentёt qё pёrbёjnё kёtё hap tё rёndёsishёm qё kostojnё shёrbimin qё jepet dhe qё bёjnё tё mundur qё paraja tё ndjek pacientin duke e ndjekur shёrbimin ndaj pacientit.
E treta qё dua tё cek dhe qё nuk ёshtё e parёndёsishme por ёshtё jetike nё situatёn ku ndodhet sot vendi, ka tё bёjё me ndaljen e hemorragjisё vdekjeprurёse pёr sistemin tonё shёndetësor qё ёshtё largimi i kolegёve tuaj, i mjekёve i personelit shёndetёsor nё tёrёsi si dhe numri i pamjaftueshёm i mjekёve tё rinj qё ka mundёsi tё aftёsojё vendi, normalisht nё infrastrukturёn pёrkatёse. Kjo ёshtё arsyeja kryesore pse dy vjet mё parё nё praninё tuaj dhe shumё kolegёve tuaj nё njё takimet e organizuara me njё nga sektorёt e shёndetёsisё tё fondacionit Konrad Adenauer, unё shpalla një objektiv i cili sot ёshtё një angazhim i planit tonё Shqipёria fiton shёndetёsinё. Ky angazhim ёshtё qё rrogat e mjekёve nё spitalet publike dhe nё sistemin publik shqiptar tё jenё jo mё pak se 1200 euro dhe tё infermierёve jo mё pak se 700 euro”, deklaroi Basha.

Ai tha se objektivi nuk ёdhtё arbitrar ёshtё plotёsisht i arritshёm ёshtё i buxhetuar dhe ёshtё i indeksuar me pёrvojat e rajonit madje me vendet fqinje qё na rrethojnë.

“Hapi i dytё pёr tё ndalur kёtё rrallim dramatik tё mjekёve dhe infermierёve qё kujdesen pёr njerёzit ёshtё hapja e njё fakulteti tjetёr mjekёsie, shtimi i kapaciteteve pra pёr tё trajnuar mjekё tё rinj i cili nё gjykimin tonё do tё shërbejë pёrmes hapjes tё njё fakulteti tё ri tё mjekësisë qё ёshtё njё objektiv i yni pёr të cilin do tё punojmё qё nё fillim tё mandatit tё qeverisë sё dalё nga votat e 25 Prillit”, – u shpreh Basha duke treguar me detaje angazhimin e tij si kryeministër nesër.