Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ngjarjen horror në fshatin Grecalli të Fierit duke shprehur ngushëllimet për familjen e 8-vjeçarit të vrarë dhe duke theksuar se kjo ngjarje është një këmbanë alarmi për strukturat e shtetit shqiptar.

“Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballjeje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë.” shkruan ndër të tjera Basha.

Reagimi në Facebook: 
Jam thellësisht i tronditur për ngjarjen e tmerrshme kriminale që i mori jetën një 8 vjeçari në Fier. Si prind, ndaj sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos dhe lus Zotin t’ua lehtësojë dhimbjen!
Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve!

Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social. Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballjeje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë.