Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur pas takimit që zhvilloi me ministrin hungarez Péter Szijjártó. Basha tregoi disa detaje nga biseda me zyrtarin e lartë, duke shtuar se pas 25 prillit do të nisë një epokë e re për vendin tonë. Basha ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet do ta bëjë të mundur që vendi të integrohet në Bashkimin Europian. Sipas kryedemokrati gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, Shqipëria nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

“Për fat të keq kemi humbur 8 vite, Shqipëria ka mbetur në vend numëro, për shkak të kryeministrit në ikje, Edi Rama, i cili ka vënë interesat e veta mbi ato të shqiptarëve. E garantova ministrin se pas 25 prillit do të kemi një erë të re, për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit drejt BE, duke nisur me plotësimin e kushteve që do të çojnë në hapjen e negociatave. Nga 3 u bënë 5 dhe më pas 9 kushte për BE. I garantova se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjnë gjithçka që pas 25 prillit edhe procesi i integrimit europian do të jetë një sukses. Pas 25 prillit të hapim negociatat dhe të përmirësojmë klimën e biznesit”, tha Basha.