Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar sot qytetarët e Lezhës, të cilët i kanë folur për problemet dhe kërkesat e tyre. Kreu i PD-së, në rrjetin e tij social Facebook, shkruan se lezhianët i thanë se kanë zgjedhur shpresën mbi frikën. Kryedemokrati shprehet se qytatarët janë tashmë të bashkuar për ndryshim.

“Sot, qytetarët lezhjanë na thanë se kanë zgjedhur shpresën mbi frikën, bashkimin mbi përçarjen. Sot, ata e thanë me plot gojën se ne tashmë jemi bashkuar për t’ua kthyer Shqipërinë qytetarëve të saj”