Basha pas humbjeve të njëpasnjëshme: PD ofron vizion për të nxjerrë vendin nga kriza

7 Mar 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim për mediat bëri me dije se pjesëmarrja e ulët e qytetarëve tregon humbjen e besimit tek vota, ndërsa shtoi se me rëndësi është edhe një reflektim lidhur me këto rezultate.

Basha gjithashtu u shpreh se prej 8 vitesh PD ka qëndruar përballë regjimit dhe se nuk do të ndalet përballë këtij regjimi.

“Kemi detyre parësore që ne si parti të bëjmë reflektim të brendshëm.”, u shpreh ai.

Ndër të tjera Basha u shpreh se Partia Demokratike do të qëndrojë në shërbim të qytetarëve.

Garë për lidershpi?

“Nuk kam ardhur t’ju flas për procedura…Nuk është koha as për t’i ikur përgjegjësive dhe as për të bërë sikur jetojmë në një planet tjetër.Me një krizë të brendshme, PD është vendosur në një sulm të shumëfishtë, për interesa personale. Kuvendi ka vendosur që edhe ata që nuk janë anëtarë të kenë mundësi të jenë vendimmarrës. Pra t’i ofrojmë njerëzve një vizion për të nxjerrë vendin nga kriza.

Garantoj që asgjë nuk na lëviz nga vendosmëria jonë që PD të jetë në shërbim të qytetarëve. Kemi 8 vite që ofrojmë opozitë ballore dhe pa kompromis. Por ditën e djeshme njerëzit folën me mospjesëmarrje dhe kjo kërkon një reflektim”, tha Basha.

tags

Video/ Mbërrin Roma: Kumbulla e Abraham zbresin në tokën shqiptare

“E respekoj vendimin e Mbappe, por tani është një finale për tu fituar”: Ancelotti likuidon refuzimin e francezit

“E respekoj vendimin e Mbappe, por tani është një finale për tu fituar”: Ancelotti likuidon refuzimin e francezit

Leao kushton 150 milionë euro: shfaqet klauzola në kontratën e portugezit, që duhet të dëmshpërblejë Sporting

Humbi kampionatin në Bolonja, “Tapiri i Artë” për Inzaghin: “E provuam deri në fund, shkoi keq”