Lulzim Basha publikoi një video-mesazh në “Facebook”, ku numëron të këqijat që, sipas tij, kanë ndodhur gjatë 8 viteve të qeverisjes së Ramës.

Basha shkruan se me ardhjen e tij në pushtet, do të ndryshojë realiteti i largimeve masive nga vendi të rinisë, duke shtuar se nga programi i PD do të përfitojnë financim 100% të tarifave të studimit 90% e studentëve.

“Pas 8 viteve dështime të Ramës: mbi 50% e popullsisë shqiptare e moshës 18 deri 40 vjeç duan të largohen nga vendi. Në moshat 19-27 vjeç, 74% e tyre duan të emigrojnë. 94% e studentëve shqiptarë që mbarojnë studimet jashtë nuk duan të kthehen më. 

Ne do ta ndryshojmë këtë! 5000 bursa për studentët në pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet. 90% e studentëve do të përfitojnë financimin 100% të tarifave të studimit. Për të gjithë të tjerët do të përgjysmojmë tarifat. Praktika të paguara për 10,000 studentë çdo vit. Arsimim. Mbështetje. Punësim. Kështu Shqipëria do të fitojë rininë!

Që Shqipëria të fitojë, ne duhet të largojmë Ramën. Më 25 prill, Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. #SHQIPERIAFITON”, shkruan Basha.