Lulzim Basha u prit me entuziazëm në Shkodër. Qindra qytetarë brohorisnin emrin e tij dhe bënin thirrje “Rama ik!”.

Basha reagoi për pritjen duke thënë se nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Mirë se ju gjej! Faleminderit për mikpritjen, faleminderit nga zemra Shkodrës për këtë mikpritje të jashtëzakonshme! Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sa herë vij këtu mahnitem me bujarinë, me mençurinë e shkodranëve, pa lënë mënjanë Shkodrën e mendjeve, të akademikëve, të artistëve dhe njerëzve punëtorë. Faleminderit nga zemra për këtë sinjal të fitores.

Ju lus merrni masat e distancës dhe maskat se më 25 prill do ta shërojmë Shqipërinë nga një virozë 8-vjeçare, por duhet të kujdesemi. E rëndësishme të bashkohemi bashkë, më 25 prill të sjellim ndryshimin. Bashkë do fitojë Shqipëria, do fitojë Shkodra!”, deklaroi Basha.

Lojtës Videosh

00:18
00:56