Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar një familje në nevojë në Lezhë.

Basha u njoh me problematikat dhe vështirësitë ekonomike të kësaj familjeje.. Gjatë bashkëbisedimit kryefamiljarja u shpreh se revoltuar për mungesën e vëmendjes nga qeverisa, ndërsa theksoi: “Rama është lodh për hajdutët”.

Nga ana tjetër lideri i opozitës premtoi dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

“Asnjë fëmijë nuk ka për të mbetur pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike. Arsimi do t’i japë mundësi atyre të ja dalin dhe të ecin përpara në jetë. Lezha i ka mundësitë të krijojë vende punë”, tha Basha.

Sa i përket pensionistëve ashtu si edhe për familjet në nevojë, Basha sqaroi se Partia Demokratike ka përgatitur një plan edhe të moshuarit nëpërmjet të cilës do t’i kenë ilaçet 100% të rimbursueshme.

“Ju nuk keni për të pagur para për ilaçet, do të jenë 100% të rimbursueshme”, tha Basha.