10838060_928756803842168_6691436979422696890_o-655x356
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte në Kukës për të prezanuar kandidatin e kësaj force për kryetar bashkie, ku deklaroi se nëse fiton PD do të bëjë rishikim të ndarjes territoriale.

Duke e quajtur ditë shprese 21 qershorin, Basha akuzoi Ramën e Metën si nxitës të eksodit.

“’Nuk do ta dorezojmë shpirtin te dyshja Rama Meta. Me fitoren e PD-së rishikim të ndarjes territoriale. Dyshja Rama Meta blejne Hasanera dhe Yllera por jo Kukësin.

Kukësi është në krah të Bashkim Shehut, e Shehu në krah të kuksianeve. Dyshja makute Rama Meta nxitën largimin,nxitën eksodin. Premtojmë punë dhe dinjitet” u shpreh Basha.