Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në familjen e një çifti pensionistësh. Gjatë bashkëbisedimit me bashkëshortët Lili e Lulzim Sula në Tiranë, u shpjegoi atyre dhe pensionistëve shqiptarë efektet që do të sjellë programi ekonomik i PD-së.

“Ata që s’kanë bërë asgjë e keni parë sa e shpalosëm planin filluan ta sulmojnë. Pse e sulmojnë se kishin tetë vite s’bënë asgjë madje pensionet nuk i rritën as sa norma e inflacionit se ju thashë i kam të dy prindërit pensionistë, as sa norma e inflacionit nuk i ka rritur pensionet, nuk menduan për ju”, u shpreh Basha.

 

 

Lulzim Basha: Nevoja më e madhe është për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve, sepse ekonomia ka qenë e shkatërruar edhe më shumë. Askush nuk e ndjen këtë më shumë në xhepa dhe në tavolinë sesa ju vet pensionistët. Unë i kam të dy prindërit pensionist. Nënën e kam arsimtare me pension njësoj si ju. Rritja e pensioneve me programin tonë, është jo më pak se 5%. Dyfishimi, domethënë rritja sa dyfishi i inflacionit, por jo më pak se 5% në çdo rast. Tani ju vet i bëni llogaritë, sa merrni dhe çfarë do të thotë kjo për pensionit tuaj mujor. Me këtë lloj rritje ne shpresojmë që brenda një kohe jo të gjatë, pensionet shqiptare në tërësi mesatarja e tyre të kap dhe të dal mbi mesataren e pensioneve të rajonit. Pra, një sërë masash të cilat kanë për synim në radhë të parë të stabilizojnë, të normalizojnë dhe të rimëkëmbin ekonominë. Por duhet me fillu me atë pjesë të popullsisë e cila është më e goditura, që jeni ju. Se përllogaritet që janë afro 650 mijë pensionist. Pensionet shumica prej tyre i kanë në nivelin e mbijetesës.

Lili Sula: Shumë të ulëta.

Gëzim Sula: Është e vërtetë.

Lulzim Basha: Pra, paguajnë dritat, paguajnë ujin, paguajnë atë pjesë të ilaçeve që nuk iu rimbursohet. Çfarë do mbetet?

Gëzim Sula: Ne të dy kalojmë, jemi me pensione mesatare, të dy. Dhe me këto, të themi të drejtën, nevojat, atë minimumin jetik me zi e arrijmë. Pjesët e tjera është patjetër kontribut i fëmijëve. Me ata. Me këto pensione ne nuk mund të arrijmë, sepse janë ilaçet, janë faturat që janë detyrimet një herë të parat. Ditën që do të marr pensioni, puna e parë që do të mendoj është shlyerja e detyrimeve. Mbasi i shlyej ato bëj hesapet e tjera se si duhet të jetë racioni ditor për të mbyllur muajin, RPT deri në pensionin tjetër.

Lili Sula: Se ne ndihmohemi.

Gezim Sula: Pra është ne jemi dy të sëmurë sot që marrim mjekime, mjekime tё përhershme.

Lulzim Basha: Keni fatura të përmuajshme të ilaçeve?

Gёzim Sula: Po, fatura të përmuajshme ilaçeve është për të dy, për familjen tonë është 8 mijë lekë të reja, 80 mijë lekë të vjetra në muaj, duke filluar se unë marrë ato mjekime se kam kaluar një infarkt me atë kam vendosur stendat.

Pensionistët tregojnë gjithashtu se ata ndihmohen nga familjarët për të përballuar faturat mjekësore.

 

Lulzim Basha: Kanë fëmijët e tyre, kanë barrën e tyre financiare.

Gëzim Sula: Kanë fëmijët. Dhe ne, kemi dhënë kontribut gjithë jetën tonë dhe sot duhet të jesh njëçikë më dinjitoz, më kjo është…

Lili Sula: Kam një shoqe të ngushtë, mosha ime, e ka zënë COVID-i. Dhe ajo më tregoi se ajo në shtëpi, ka vajzën shyqyr në një punë të mirë.

Lulzim Basha: Bashkëmoshatarja juaj, pensioniste?

Gëzim Sula: Po, po, po.

Lili Sula: Është në shtëpi me gjithë të shoqin. Bën bombolën e oksigjenit, mo po doktorin, me të njohur kuptohet.

Gëzim Sula: Deri te injeksionet.

Lili Sula: Një injeksion 25 mijë lekë, flas me të vjetra unë. 50 mijë lekë dita vetëm gjilpërat që bëjnë.

Lulzim Basha: Po si ja dalin ?

Lili Sula: Po ilaçet

Gëzim Sula: Me ndihmën e fëmijëve.

Lili Sula: Ja pra thamë shyqyr ka vajzën.

Gëzim Sula: S’ka zgjidhje tjetër, nuk ka.

Basha i tregon pensionistëve dhe për planin që PD ka për ta.

 

 

Lulzim Basha: Sepse plani ju kujton njerëzve që për 8 vite, siç e thatë dhe ju, këta nuk bënë asgjë. Ju lanë në baltë. 650 mijë pensionistë i lanë në baltë. Pensionet nuk I rritën as sa inflacioni. Çmimin e energjisë që premtuan që do ta ulnin j’ua rritën.

Gëzim Sula: Po, po.

Lulzim Basha: Koston e ushqimeve bazë ju premtuan që do tjua ulnin, ka shkuar 40% më lart. Çmimin e naftës, i treti më i larti në botë. Prandaj këta kanë dështuar në çdo aspekt dhe këtë e di çdo shqiptar. Tani ne kemi dalë me një plan. Jo me premtime. Me një plan konkret. Me angazhime. Angazhime të mia, i marrë para jush, para ju të dyve që ju kam si prindërit e mi.

Gëzim Sula: Faleminderit!

Lulzim Basha: Nënën e kam tamam arsimtare dhe i marrë para gjithë pensionistëve, para gjithë shqiptarëve. Me këtë plan fiton Shqipëria. Fitoni ju, fitojnë njerëzit.

Gëzim Sula: E drejtë.

Lulzim Basha: Për 2 vjet, për një koncept, për një plan që të ju përgjigjet nevojave të tuaja, por njëkohësisht të jetë i zbatueshëm. Ky është plani që ju përgjigjet nevojave tuaja dhe është i zbatueshëm dhe bën të mundur që jeta juaj të jetë pak më e mirë dhe qeveria të jetë në krahun tuaj. Qeveria të mendojë për ju, të jetë në krahun tuaj, mos të jetë pa rrugë ,por të jetë më shumë lekë në xhepat tuaj, më shumë ushqime në tavolinën tuaj dhe pak më shumë siguri dhe vendin që meritoni të keni në shoqëri, për të gjithë atë sakrificë që keni bërë. Na keni rritur brezin tim , jeni shembull për ne që jemi prind tashmë që të bëjmë edhe ne të paktën të njëjtën sakrificë dhe të njëjtën devotshmëri me fëmijët tanë. Me 25 Prill kjo do jetë zgjedhja.