Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë online më zv. Presidentin e Komisionit Europian. Biseda është përqendruar në shkëmbimin e pikëpamjeve mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, përpjekjeve që duhet të bëjë vendi për t’u anëtarësuar në Union dhe vizionin e kryeopozitarit mbi këtë proces. Schinas, i cili është njëkohësisht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, u shpreh i kënaqur me entuziazmin dhe përkushtimin e liderit demokratik ndaj Europës. Ai e vlerësoi si krejtësisht të mundur hapjen e negociatave pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe e nxiti Bashën që të çojë përpara mesazhin e ringjalljes ekonomike. Schinas vlerësoi veçanërisht rolin e Bashës në arritjet e mëparshme të vendit në fushën e integrimit europian.

“Ju personalisht si ish-Ministër i Brendshëm, keni shumë arsye për t’u krenuar me atë që është bërë tashmë dhe natyrisht ky liberalizim i vizave nuk është një gjë e lehtë dhe nuk ishte e sigurt. Ju e dini sa komplekse ishte dhe këshilla ime është të mos tregoheni shumë modestë në lidhje me të. Kjo është diçka që ju, si udhëheqës dhe si individ, duhet ta tregoni më shumë, si diçka në politikë që ka ndryshuar gjërat për mirë.” tha Schinas.

Zv.Presidenti Schinas e falënderoi Bashën për angazhimin e tij në Europë dhe u shpreh se ky është ligjërimi në Europë: një domosdoshmëri për një lloj normalizimi i politikës dhe nxitje e njerëzve që të shohin se mund të ecet përpara.