Lulzim Basha e quajti Partinë Socialiste një “parti të kriminalizuar në palcë” gjatë fjalës ë tij në Kuvend, kur iu përgjigj ankesave të deputetes Klotilda Bushka se ishte shkelur Kodi Etik në parlament.  Basha tha se edhe “letrat e banjos kanë më shumë vlerë se Kodi Etik i parlamentit”, duke qenë se pjeë e PS ishin edhe kriminelë që kishin zënë vendet e tyre në Kuvend. Shkak për debatet është bërë një deklaratë e Grida Dumës sipas së cilës gratë deputete të PS-së nuk ekzistonin.