Në kuadër të krizës politike në parti dhe kuvendit të thirrur me 18 dhjetor, kryetari i partisë Demokratike, pasditen e kësaj të mërkure ka zhvilluar një takim me 71 kryetarët e degëve. Kryedemokrati në këtë takim është shprehur se detyrë kryesore është që partia të dalë e bashkuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit. Ndër të tjera ai ka theksuar se qëllimi kryesor është vazhdimi i betejës kundër Ramës.

“Rama është kundërshtari ynë i përbashket, pavarësisht çfarë mendojmë në këtë situate që po kalojmë. Beteja me njeri- tjetrin nuk na çon askund. I shërben vetëm Ramës dhe patericave te tij, qe po bejnë gjithçka qe beteja mes nesh te çoje ne një ndarje te partisë. Ju jeni d%shmitare te kësaj”, ka thënë Basha.

Ndër të tjera në këtë takim Basha ngriti shqetësimin për qëndrimet anti statustore të Sali Berishës, për të cilin tha se nuk njeh asnjë vendimmarrje.

“Kjo histori e perdorimit te demokratëvë si mburoje e interesave personale te kujdo merr fund njehere e pergjithmone. Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prap nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha? Cfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti Ai nuk njeh asnjë strukturë të Partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Basha.

Ndër të tjera ai përforcoi argumentin se Sali Berisha e kishte justifikim nisjen e foltores me qëndrimin se vendimi për të nuk ishte marre nga forumet.

“Pse nuk e përmend më Sali Berisha faktin me të cilin nisi foltoren, sepse nuk u votua në Kryesi? Sepse ky ishte një justifikim. Ja ku është vendimi i Kryesisë me 28 vota pro për mbledhjen e Kuvendit, dhe ai përsëri thotë s’e njoh. Është e qartë se sido që të merrej ai vendim, me çfarëdo votimi, Sali Berisha dëshmon se nuk do ta njihte. Sepse sot ai nuk njeh asnjë organ zyrtar te PD”, ka thënë ai.