Lulzim Basha ka kërkuar mbështetjen e demokratëve të Tiranës për një mandat të tretë, duke theksuar se asgjë nuk do ta ndalë betejën për të larguar atë që e quan regjim kriminal Rama-Doshi.

Lulzim Basha tha se Partia Demokratike ka gjëra për të përmirësuar, por sipas tij me 25 prill qytetarë i ngarkuan misionin për të ndryshuar vendin.

“Nëse keni vetëdijen për arritjet përkundër masakrës zgjedhore, sikundër dhe gatishmërinë për të korrigjuar ato që mund dhe duhet ti korrigjojmë, nuk ka forcë të na pengojë për ta mbajtur të ndezur shpresën e shqiptarëve për ndryshim, nuk ka forcë të na pengojë për të rrëzuar një orë e më parë këtë regjim plaçkitës.”

Zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha, i krahasoi me ato të vitit të largët 1991 apo 2001, zgjedhje që u shënuan si me të këqijat në historinë post-komuniste.

Lulzim Basha i kërkoi demorkatëve që nga procesi i zgjedhjeve të 13 qershorit kjo forcë politike të dalë më e bashkuar se kurrë për të bërë realitet, sipas tij, misionin e largimit të qeverisë Rama.