Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë pasditen e sotme një mbledhje.

Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë deputetët e tij në orën 17:00 në selinë e PD-së.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku PD nuk arriti që të merrte asnjë bashki, brenda kësaj partie pati kundërshti ndaj Bashës, ku disa deputetë i kërkuan atij dorëheqjen.