Lulzim Basha thotë se qendrat e numërimit ku kanë dalë rezultatet e para janë përzgjedhur enkas nga socialistët, ndaj dhe rezultati i deritanishëm ka avantazhuar Partinë Socialiste. Basha vuri në dukje se megjithëse janë numëruar kutitë e bastioneve të PS-së, sërish socialistët kanë rënie të rezultatit në krahasim me 4 vite më parë. Basha tha se ishte i bindur që ashtu siç u thyen në bastione, ashtu edhe ndryshimi do të jetë i prekshëm në fund të numërimit dhe bashkë me të edhe fitorja e Aleancës për Ndryshim.

Nga kategoria