Kryetari i Partisë Demokratike sërish ka bërë thirrje për ndryshim në qeverisje, në mënyrë që vendi të ketë një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij. Kryedemokrati thotë se ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet.

“Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit”, shkruan Basha.