Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sërish është ndalur te një dështim i kryeministrit Edi Rama, sipas tij. Kryedemokrati ka vënë në fokus buxhetin, kësaj radhe. Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se gjatë qeverisjes së tij buxhetit të shtetit i është shkaktuar 6.2 miliardë euro dëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha citon Kontrollin e Lartë të Shtetit, sipas të cilit, ky dëm u shkaktua nga PPP.