Eno Bozdo është caktuar si koordinator i çështjeve të energjisë në Partinë Demokratike duke vënë në një farë mnëyre në dyshim faktin nëse do të kandidojë si deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Më herët Bozdo ka mbajtur postin e zv.ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës si dhe atë të zv.kryetarit të bashkisë së Tiranës kur kryetar ka qenë Lulzim Basha.

Ndërkohë Eduard Halimi po ashtu shpalli rikthimin me një post të rëndësishëm në PD, atë të koordinatorit për çështjet zgjedhore, por njoftoi se nuk do të kandidonte në zgjedhjet parlamentare.