Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me qëndrim e BE për shpalljen non-grata. Bardhi ka shkruar se ish-kryeministri nuk mund të fshihet dhe të mos dëgjojë deklaratat e deputetit gjerman. Deputeti thekson se PD nuk mund të kthehet më tek e shkuara dhe se Berisha po e fut partinë në rrugë pa krye duke e izoluar ndërkombëtarisht.

“Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”, shprehet ai.