Kryetari i Partisë Demokratike përshëndeti bankat, të cilat nuk kanë pranuar të jenë në shërbimin online në platformën e-albania. Ai theksoi se kryeministri Rama me këtë kërkesë synonte t’i shtrinte duart tek kursimet e qytetarëve shqiptarë.

“Kjo kërkesë e Edi Ramës, ka vetëm një synim që të shtrinte duart e zeza mbi kursimet e qytetarëve. Unë përshëndes bankat, që i rezistuan kësaj kërkese absurde. Nëse bankat do t’i kishin nënshtruar, miliarda kursime të shqiptarëve do kishin përfunduar në kontot e hajdutëve” tha Berisha.