Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij në Samitin e Ohrit, tha se “‘Ballkani i Hapur’” është iniciativa jonë. Vuçiç iu bëri ftesë Kosovës që t’i bashkohet nismës. Duke theksuar se kjo nismë nuk mund të ndalet, ai propozoi që takimi i ardhshëm të mbahet në Serbinë jugore.

“Kjo inciative është dicka që nuk mund të ndalet, është një ide shumë e mirë. Të gjithë janë të mirëseardhur. Dëshiroj që të përparojmë marrëdhëniet tona, të formojmë grupe pune për të lehtësuar sa më shumë, propozoj që takimi i ardhshëm të jetë në fund të verës në Beograd, që të formojmë grupet e punës për të diskutuar si të tekalojmë vështirësitë në ushqime, si ti mbijetojmë dimrit. Janë të mirëseardhur në këto marrëveshje, edhe përfaqësuesit e Prishtinës, Malit të Zi e Bosnjes. Të përshpejtojmë projektet tona të përbashkëta.

Unë jam krenar që kjo iniciativë, që askush nuk e ndoqi, sot nuk mund të hyje, dhe këtu s na ndalon askush. A do të na happen negociatat varet nga të tjerë, ajo që cdo herë varet nga ne është si do jetojmë me fqinjët tanë. Ne presim helikopterët për shuarjen e zjarreve, presim verë të nxehtë dhe do ndihmojmë fqinjët, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Dhe presim prej tyre ndihma të tjera. Kam dëshira që të bëjmë gjëra të mëdha. Nuk e kam sindromën e faljes. Urdhëroni nëse dëshironi, jeni të mirëseardhur, i gëzohem takimit me ju.” u shpreh Vucic.