ballist morina

Tifozi i njohur i Kombëtares shqiptare, Ballist Morina, nëpërmjet një
postimi në “Facebook”, jep një lajmërim të rëndësishëm për ndeshjen
Shqipëri-Armeni, shkruan sot Panorama Sport.
Nga burime të pakonfirmuara, sipas tij mësohet se armenët do të
tentojnë të djegin flamurin kombëtar. Ja postimi i Ballistit:
“Përshëndetje patriotë.
Nga burime te pakonfirmuara përflitet për një destabilizim të
mundshëm të ndeshjes (deri në djegie të flamurit shqiptar në sektorin
armen), nga tifozët armenë të financuar direkt nga qarqet serbe.
Qëllimi ndërlidhet kryekëput me vendimin e arbritazhit më datë 17
prill dhe në paraqitjen e shqiptarëve si komb problematik në arenën
ndërkombëtare. Andaj iu bëj thirrje për vetëpërmbajtje deri në
vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit të ndeshjes.
Me respekt Ballisti!!”