Uellsi është tepër i shqetësuar se do të shkojë në Euro 2020 pa trajnerin e tyre të parë Ryan Giggs, por me përqendrimin në përpjekjen e Gareth Bale për të heshtur kritikët që thonë se ai ka humbur oreksin e tij për sukses. Mungesa e Giggs pas arrestimit të tij me akuzat e sulmit ndaj ish-të dashurës dhe motrës së saj vitin e kaluar, do të hedhë një hije mbi Uellsin gjatë Europianit, por do të ketë pak impakt në miqësoren e 5 qershorit kundër Shqipërisë.

E gjithë përgjegjësia është tani mbi Robert Page që ulur në pankinë do të përcaktojë skuadrën përfundimtar pas miqësores me kuqezinjtë. Në listën e Page befasia është 19 vjecari, mesfushori Rubin Colëill që vetëm në shkurt bëri debutimin me Cardiff City. Uellsi ka arritur 4 fitore në 8 kualifikueset, me dy prej tyre të arritura kundër Azarbaixhanit, por me 10 gola të shënuara në kaq ndeshje kundër Shqipërisë do të jetë e vështirë, gjithnjë nëse Bale nuk rigjen shkëlqimin e dikurshëm dhe Aaron Ramsey nuk kapërcen problemet fizike.

Me Page në pankinë, uellsianët kanë katër fitore në 6 ndeshje, që kur tekniku zëvendësoi Giggs, me britanikët që kanë vetëm një humbje kundër një skuadre të kalibrit të lartë si Belgjika. Lideri i kësaj që do të mundohet të marrë përsipër skuadrën nga fillimi, ndryshe nga sa ndodhi herën e fundit që dy skuadrat u përballën, është Bale. Pavarësisht se ka shënuar 16 gola, Bale dështoi të kishte një impakt të vazhdueshëm në kthimin te Tottenham, ylli i skuadrës ka tani mundësinë për të treguar veten me fanellën e kombëtares dhe sfida me Shqipërinë është vetëm e para nga mundësitë.