Roberto Baggio nuk përdori lojëra fjalësh për të thënë mendimin e tij për mungesën e Italisë në Botërorin e ardhshëm në Katar 2022 dhe drejtoi gishtin nga FIFA, edhe pse pa e përmendur atë. “Italia ka vuajtur pasojat e eleminimit nga kualifikimi për në Kupën e Botës. Është skandaloze për mua që Italia nuk shkoi në Kupën e Botës si fituese e Kampionatit Europian. Duhet të ndryshohen rregullat. Është absurde, është një çmenduri e vërtetë. Nëse unë do të isha atje do të ishte hidhërimi më i madh, gjëja më e keqe për t’u pranuar. Nuk i kritikoj kundërshtarët, por ne qëndrojmë në shtëpi për një aksion në një ndeshje 90-minutëshe”, tha Divin Codino.

“Nuk është e krahasueshme, u po edhe dje në mbrëmje, qetësia e talenteve të mëdha argjentinase me gjendjen tonë aktuale shpirtërore. Mancini ka bërë diçka të jashtëzakonshme, duhet respektuar dhe duhet të vazhdojë të punojë siç ka bërë deri tani edhe me të rinjtë. Kemi talente që nuk gjejnë hapësirë në kampionat. Është një problem i njohur. Kampionati na mbajti pezull deri në fund dhe meritat i shkojnë Interit dhe Milanit dhe nuk do më vinte keq as nëse fitonte Napoli”, shtoi ai.

Për lojtarët e rinj italianë, Baggio është optimist: “Një i ri që më bëri përshtypje? Shpresoj që Zaniolo të rikuperohet ashtu siç po bën. Fatkeqësisht u dënua nga dëmtimet dhe shpresoj të kthehet në nivelet që ishte më parë. Goli në finalen e Ligës së Konferencës sigurisht që do t’i bëjë mirë sepse i jep besim të jashtëzakonshëm në të ardhmen”.