Babai  i Britney Spears, Jamie ka deklaruar së fundmi se ajo  ka probleme me shëndetin mendor dhe  për këtë arsye ai duhet të vazhdojë ta mbajë nën kujdestari.

Në disa dokumente të dorëzuara në një gjykatë në Los Angeles, Jamie shprehet se  kujdestarja e caktuar nga gjykata, Jodi Montgomery, ka rekomanduar se këngëtarja duhet të vendoset në një spital psikiatrik pas një telefonate që ka bërë me të. Sipas tij  kujdestarja i ka treguar se Britney nuk po i merr rregullisht ilacet dhe e ka përshkuar atë si një njeri të sëmurë mendërisht.“Zonja Montgomery më shpjegoi se vajza ime nuk po i merr në kohë dhe ashtu siç duhet ilaçet, nuk ka dëgjuar rekomandimet e skuadrës së saj mjekësore dhe refuzoi të takonte disa doktorë të saj”, thuhej në dokumentat e dorëzuara. Mirëpo kjo gjë është mohuar nga  Montgomery e cila ka deklaruar se Jamie i ka keqkuptuar fjalët e saj dhe dëshiron të përfitojë nga kjo situatë.