Vedat Muriqi është duke kaluar një tjetër sezon fantastik në Spanjë te Mallorca, shkruan Gazeta Metro.


Sulmuesi kosovar përpos që po shënon gola vazhdimisht për skuadrën e tij, është duke marrë vëmendje edhe më të gjerë në publik.

 

Sonte Muriqi regjistroi golin e tij të gjashtë në La Liga këtë edicion, duke qenë vendimtar në pikën e fituar kundër Espanyol.

 

Një statistikë interesante e publikuar nga e famshmja OptaJose është se Muriqi i vetëm ka shënuar 60% të golave për Mallorcan këtë sezon, duke u bërë i vetmi lojtar në La Liga që shënon mbi gjysmën e golave të ekipit të tij.

Me gjashtë gola në dhjetë ndeshje, Muriqi në listën e top golashënuesve të La Ligas ka lënë mbrapa emra të njohur si Karim Benzema e Antoine Griezmann.