Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha po vazhdon të iu qëndroi afër fansave të saj përmes postimeve në rrjetet sociale.


Këngëtarja 32-vjeçare edhe së fundmi është shfaqur tejet atraktive në imazhe që postoi për mbi 10 milionë ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

 

 

Krijuesja e hitit “Meant to Be” pozon e veshur me një stil tejet të veçantë, bluzë të shkurtër ngjyrë vjollcë të kombinuar me një mini-fund ngjyrë bezhë, sandale dhe çantë dorë.

Pamje atraktive e yllit të muzikës u kompletua me një makijazh të theksuar, aksesor dhe syze dielli teksa ajo dukej në formë të mrekullueshme.

 

“Vera është këtu”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotografive, sipër të cilave pranoi mijëra pëlqime dhe komente të shumta.

Ndërkohë, kujtojmë që albumi i fundit i saj është “Better Mistake” që u publikua në maj të vitit të kaluar, ndërsa artistja ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor.

 

Sa i përket jetës private, Bebe prej kohësh po shijon një histori dashurie me kineastin Keyan Safyari.