Është një ndër këngëtaret më të dashura në mbarë trojet shqiptare. E filloi me Rnb, pastaj vazhdoi me Hip Hop, Folk e së fundmi po e shohim edhe me popullore. Është kjo këngëtarja Arta Bajrami e cila po shënon suksese të një pas njëshme. E ftuar në një intervistë në emisionin “Talk” në KTV, Arta përpara gazetari Amir Mjeku shfaqi shumëçka, ndër to edhe karrierën e saj dhe jetën private.

E pyetur nga gazetari për distancën e mbajtur nga festivalet, ajo thotë se dikur ishte zhgënjyer nga pjesmarrja e saj e fundit, e cila ishte në Top Fest 3, por mendon të rikthehet sërish. Madje ka zgjedhur pikërisht Festivalin e RTSH-së për të kënduar, duke qenë kshtu një nga konkurrentet për në skenën e Eurovisionit. Këtë gjë Arta ende po e mendon me vëllain e saj Don Arbas, njëherit edhe kompozitori i saj.