Pas thyerjes së raporteve me Aubameyang dhe Lacazette, të cilëve u skadon kontrata, prioriteti te Arsenal është tashmë një qendërsulmues në merkaton e janarit. Në krye të listës së teknikut Arteta është Dusan Vlahovic, sulmuesi serb që ka refuzuar rinovimin me Fiorentinën dhe shkon në skadencë në vitin 2023. Një operacion monstruoz prej 180 milionë euro, mes kartonit, pagës dhe komisionit për menaxherët e lojtarëit, që nuk i tremb Gunners.

Siç raporton Daily Mail, londinezët duan të përpiqen të djegin konkurrencën e fortë për xhevahirin e Fiorentinës dhe ta sjellin menjëherë në Angli. Violat tashmë e kanë mbrojtur veten me firmën me Piatek dhe përballë një oferte të parefuzueshme mund të dorëzohet në ditët në vijim, në vend që të presë një ankand të parashikueshëm verën e ardhshme.

Arsenal është gati të investojë 58 milionë paund (pak më pak se 70 milionë euro) për kartonin e lojtarit, i cili kërkon një pagë prej 360 mijë euro në javë, për një bruto vjetore prej rreth 17 milionë euro, ku duhen shtuar edhe 18 milionë komision për menaxherët. Një mal me para për një sfidë të re sa intriguese aq edhe e ndërlikuar: topi i kalon tani Fiorentinës dhe lojtarit, i cili në zemrën e tij do të donte të luante në një skuadër të sigurt që luan në Champions League sezonin e ardhshëm.