autobot
Aksioni antievazion i qeverisë ka çuar në pranga një tjetër evazionist. Ai është Ferdinand Konda, një 51-vjeçar nga Fieri që shiste ujë me autobot. Konda është ndaluar nga tatimorët dhe i është kërkuar të tregojë kasën fiskale që pret kuponin tatimor. 51-vjeçari nuk ka patur kasë me vete në makinën që e përdorte për t’u shitur ujë të pijshëm banorëve të një lagjje që s’kanë ujë dhe për këtë arsye është arrestuar. Pak ditë më parë u arrestuan edhe dy berberë në Tiranë. Arrestimi i 51-vjeçarit vjen në një kohë kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka nxjerrë një urdhër për Drejtoritë e Policisë në mbarë vendin që të mos merren me raste ordinere gjatë aksionit kundër evazionit.