gjika

Prokuroria e Vlorës ka arrestuar me miratim te gjykates, kryetarin e bashksie Vlore, Shpetim Gjika. Gjika akuzohet per fallsifikim te dokumentave zyrtare dhe tri vepra te tjera penale. Bashke me te eshte arrestuar edhe drejtoresha e urbanistikes Doriana Sulaj dhe nje biznesmen Artur Haxhi. Akuza që bën fjalë për një pallat 11 katësh është e njëjtë me atë për të cilën gjika sapo mbylli një proces gjyqësor, pra fallcifikim dokumentash zyrtare. Bie në sy se arrestimi është firmosur nga prokurori kamikaz Ramadan Troci, i cili e ka hedhur firmën vetëm pak orë pasi është emëruar nga i komanduar në shef i prokurorisë së Vlorës.