kalllashi_2_8322
Mediat në Kosovë kanë raportuar se Policia e Prizrenit ka bastisur lokalin e natës “Kobra City” dhe ka arrestuar pesë persona, mes të cilëve edhe “Kallashin”. Këngëtarja dhe balerina kosovare, Donjeta Kosumi, e njohur me emrin e artit Kallashi, ashtë arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi policia ka ndërhyrë në lokal. Sipas “Indeksonline”, lokali ku këndonte dhe kërcente Kallashi, vidhte energjinë elektrike. Po ashtu, zëdhënësi i policisë së Prizrenit njoftoi se në lokal janë sekuestruar tri pistoleta dhe një pushkë gjysmë automatike, një sasi të konsiderueshme fishekësh të kalibrave të ndryshëm, si dhe një sasi lëndësh narkotike në formë pilulash.