Arrestimi i Metës/ Avokati i Popullit: Mënyra e ndalimit, në kundërshtim me ligjin!

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka deklaruar në Kuvend se gjatë hetimit të institucionit që ajo drejton janë konstatuar shkelje nga policia në mënyrën se si u krye arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta.

“Kemi gjetur disa shkelje nga policia, në rastin e arrestimit të Metës. Mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim të ligjit, sepse nuk është ruajtur dinjiteti i z.Meta. jo vetëm në rastin e Metës, por për çdo njeri, do të kishte shkelje, nëse do ndalohej në atë mënyrë. Nuk kishte asnjë justifikim nga ana e policisë për përdorimin e forcave speciale.” – u shpreh mes të tjerash Ballanca.

Ish-presidenti u arrestua në 21 tetor të vitit të kaluar në një operacion të forcave speciale të urdhëruar dhe të mbikqyrur direkt nga prokurori i SPAK, Altin Dumani. Megjithëse ishte vetë që e urdhëroi dhe e ndoqi operacionin e forcave speciale, disa ditë më parë, Dumani tha në parlament se nuk kishte qenë dakort më këtë operacion.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top