Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, duke u shprehur se u provua se denoncimet e PD për inceneratorët kanë qenë të drejta.

“Sot arrestimi i ministrit të Ramës provon se akuzat tona kanë qenë të drejta, se denoncimet tona kanë qenë të bazuara. Nuk ka qytetarë shqiptar ta besoj që ky është peshku i madh. 17 vendime qeverie në një ditë nuk i nxirrte dot një ministër. Emrat e vërtetë janë ato të Edi Ramës, Gjiknurit, Ahmetajt, Veliajt”, tha Basha.