Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe, kryeministrti Edi Rama do të takohet sot me kryebashkiakët e vendit. Mbledhja pritet të zhvillohet rreth orës 12:00. Në këtë mbledhje pritet një komunikim nga kryeministri lidhur me mënyrën e ushtrimit të detyrës së kryetarëve të Bashkive në vend.

Kjo mbledhje vjen pas arrestimit të kreut të bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Gjykata la dje në burg Tushen, i cili akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderë.