Kryeministri i vendit ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat dhe ka folur dhe për arrestimet e kryera ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas kryeministit një hap i tillë është i rëndësishëme për të ndërprerë zinxhirin e korrupsionit. Ndër të tjera, kryeministri e ka konsideruar arrestimin e 3 infermiereve dhe të 1 sanitareje si një lajm të mirë, teksa ka falënderuar emisionet investigative për punën e bërë.

“Është një mesazh shumë i qartë në radhë të parë për qytetarët, të cilët nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë në cdo drejtim që e shohin të arsyeshme, përfshirë edhe mediat investigative. Një rast skandaloz e kaq domethënës, është një mesazh i qartë për të gjithë atë pjesë të trupës së bluzave të bardha që për fat të mirë është një pakicë e vogël, por e mjaftueshme për të ndotur imazhin, pastërtinë e bluzave të bardha, rrugën e transformimit jo vetëm të kushteve të tyre por edhe të performancës që vazhdon. Një mesazh i qartë edhe për të ardhmen, pasi unë besoj që kura afatgjatë dhe e suksesshme për të adresuar plagën kanceroze të ryshfetit në sistemin shëndetësor është thellimi i reformës së sistemit”, tha Rama.

Ndër të tjera Rama foli për reformë në shëndetësi, të cilin ai e cilësoi si kalim në një fazë tjetër duke theksuar se nuk do të ketë mjekëve që punojnë në spitalet publike dhe në ato private.