policia9

7 punonjës të policisë së komisariatit Nr.3  kanë humbur vendin e punës, ndërsa ndaj 8 të tjerëve janë marrë masa ndëshkimore. 3 efektivë janë ulur në detyrë dhe 5 të tjerë janë pezulluar për 10 ditë pa të drejtë page. Shkaku është këngëtari Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit si “Stresi”. Ky i fundit u shoqërua në komisariat për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Por ai arriti të arratisej nga ambientet e komisariatit Nr.3 në kryeqytet. Që prej datës 31 janar “Stresi” është në kërkim policor.