Arnold Schwarzenegger është bërë pjesë e një aksidenti automobilistik me shumë automjete, duke lënë një grua të plagosur. Mediat e huaja konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por meraku i vetëm është gruaja e plagosur, siç tregoi një burim për “People”. Departamenti i policisë së Los Angeles konfirmoi se një aksident ka ndodhur në Sunset Blvd dhe Allenford Ave. Siç u raportua fillimisht nga TMZ, makina e tij u rrotullua mbi automjetin tjetër përpara se të kthehej dhe të rrotullohej mbi një Porsche Cayenne.

Shoferja në timonin e makinës tjetër, e cila mësohet se është një grua e paidentifikuar, ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë në spital.

“ABC 7” raportoi se askush nuk është arrestuar dhe alkooli nuk besohet të ketë qenë një faktor.

Aksidenti i raportuar vjen pasi divorci i Schwarzenegger nga Maria Shriver u finalizua të martën, 10 vjet pasi ata u ndanë.

Të dy u divorcuan në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, përmes dokumenteve gjyqësore.

TMZ ka raportuar se Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shiver mund kenë ndarë në mes një pasuri prej plot 400 milionë dollarësh.

Marrëdhënia e tyre nisi të tatëpjetën kur u zbulua se Arnold Schwarzenegger, 74 vjeç, kishte një fëmijë me kujdestaren e dikurshme të familjes, Mildred Baena.

Aktori e fshehu për vite me radhë sekretin që ishte baba i Joseph, djalit të Mildred, e cila pretendonte se i ati i djalit ishte ish-bashkëshorti i saj.

Mirëpo ngjashmëria e Joseph me Schwarzenegger bënë që Maria të vinte në dyshim e të pyeste Mildred për atësinë e djalit.

“Është një situatë shumë e vështirë për djalin dhe është një situatë shumë e vështirë për fëmijët e mi,” tha Arnold për Howard Stern në vitin 2015. “Situatë shumë e vështirë për familjen time. Ishte e vështirë për të gjithë. Por tashmë ka ndodhur dhe na duhet ta kalojmë, apo jo?”

Aktori i “Tarminator” ka katër fëmijë me tashmë ish-gruan: Katherine, 32 vjeçe, Christina, 30, Patrick 28, dhe Christopher, 24 vjeç.