Gjatë një deklarate përpara gazetarëve, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për situatën në rajon, pas luftës që ka nisur në Ukrainë. Në Berlin, kryeministri u pyet lidhur me armatimin e Serbisë dhe nëse ky fakt do të sillte një shqetësim, në një kohë kur Ukraina është në luftë për shkak të pushtimit rus. Megjithatë kreu i qeverisë ka reaguar i pashqetësuar, pasi sipas Ramës bëhet fjalë për një sistem vetëmbrojtës që Serbia po implementon, e jo sulmues. Më tej, kryeministri u shpreh se Serbia ka bërë hapa inkurajues në OKB, dhe se Ballkani Perëndimor deri më tani ka treguar se është bashkë.

Nuk jam i shqetësuar për armatimin në fjalë sepse nuk shoh arsye për tu shqetësuar sot për sot dhe besoj që është shumë e  rëndësishme që t’i fryjmë të gjithë erërave të paqes dhe të bashkëpunimit në rajon, dhe patjetër është shumë e rëndësishme që të mbajmë sa më shumë bashkë, Ballkanin Perëndimor, edhe me ndihmën dhe mbwshtetjen e aleatëve tanë strategjikë kur Gjermania që ka një rol jashtëzakonisht të posaçëm dhe nuk shoh se si një sistem mbrojtjeje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne. Kurse për sa i përket pjesës së Serbisë, Serbia ka bërë hapa jashtëzakonisht inkurajues në të dyja votimet në kombet e bashkuar dhe është realisht domethënës fakti që, deri tani Ballkani është bashkë në pozicionet ndaj Rusisë. Por sigurisht që Serbia ka një pozicion historik, tradicional, të ndryshëm nga i yni. Kwtw nuk kemi pritur që të fillojë lufta në Ukrainë për ta marrë vesh kështu që gjërat duhen parë në kontekst dhe vlerësimet duhen bërë pa harruar kontekstin, që do të thotë që duhet të jemi shumë të vendosur për ta çuar përpara procesin e paqes dhe të bashkëpunimit në rajon sepse është me rëndësi të madhe edhe më shumë sesa dje, për shkak të pikërisht të këtij konflikti që ka nisur në Ukrainë si rezultat i agresionit të Rusisë. Pwrsa i përket vizitws nw Kiev, mendoj që ka të tjerë përpara meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm dhe në rast se do të më vijë radha mua patjetër që do ta bëja këtë me shumë respekt dhe me shume kënaqësi, por mendoj se nuk është momenti për t’iu zënë radhën të tjerëve.”, tha Rama.