Arilena

Njëra ndër këngëtarët më të reja të skenës muzikore shqiptare, Arilena Ara, deshiron të tregojë se ajo duket shumë mirë edhe pa grim. Këtë gjë këngëtarja e ka dëshmuar përmes disa fotografive të postuara në ‘Twitter’ ku shihet që nuk ka fare make up.Me këto foto, Ara tregon se jo patjetër bukuria shfaqet kur je me grim. Fytyra e saj natyrale rrezaton dhe duket shumë e freskët. Kohëve të fundit, Arilena ka lansuar këngës e saj ‘Business Class’ dhe që nga data e lansimit e deri më sot kjo këngë ka arritur të grumbullojë mbi 100 mijë klikime në ‘Youtube’. Arilena është fituesja e X Factor Albania II dhe është një zë që premton shumë në muzikën shqiptare.