Dafina Zeqiri nuk ka ndërmend të ndalet pasi shumë shpejt do të vijë me një tjetër projekt në bashkëpunim me Arilena Arën. Sipas Prive, gocat janë bërë bashkë për të sjellë një duet, i cili do të jetë një hit i garantuar. Së fundmi është bërë e ditur se Dafina do të realizojë një projekt në bashkëpunim me Cricket. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë producenti i njohur përmes një postimi në “Instagram”.

“Spe mbaj mo sekret.. Shpejt vjen “Another One”, bashkë për albumin “Dafinë Moj”.

Nga ana tjetër, remixi i këngës “Pa ty’ ka rezultuar mjaft i suksesshëm, gjë që mesa duket është bërë shkak që dyshja të bashkojnë sërish forcat.

I gjithë videoklipi është xhiruar në një fushë të madhe me dy karrige të vendosura përkrah njëra-tjetrës, ku shihet ulur Dafina dhe Endrit Mumajesi i njohur si Muma.